'Kam bërë gabimin më të madh', Manastriliu publikon apelin e pacientëve të Infektivit: Vaksinohuni, mos hezitoni

11 Gusht 2021, 10:12 | Përditesimi: 11 Gusht 2021, 10:12

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të shtruar tek Spitali Infektiv. Pacientët të rezultuar pozitivë me COVID-19 iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen pasi vetëm kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur. 

Manastriliu sjell shembullin e një qytetareje e cila thotë se u sëmur rëndë pasi nuk mori vaksinën, ndërsa bashkëshorti i saj i vaksinuar ndaj nga COVID-19 nuk është infektuar nga koronavirusi.

LR/Shqiptarja.com