'Kam menduar për veten që s’jam e bukur dhe e kuruar', të pathënat e Elhaida Danit

1 Tetor 2021, 11:00

Ajo dha dhe një mesazh shumë frymëzues për të gjitha vajzat që sot nuk ndjehen mirë me veten, përmes historisë së saj personale

“Tani mu kujtua një arsye përse mora pjesë në The voice dhe ndjehesha e denjë dhe kjo do tjju duket shumë qesharake. Unë mendoja që isha e denjë të merrja pjesë në The Voice sepse pikërisht juria nuk do më kishte parë mua apo fizikun tim por do kishte dëgjuar vetëm zërin dhe mendoja se nëse ata vetëm do më kishin shikuar mua nuk do ma kishin dhënë asnjëherë sepse mendoja për veten time si një person jo të bukur për tu parë ose një person jo të kuruar. Mesazhi është që nëse ti përqafon bukurinë tënde me atë me të cilën ke lindur, duke u kujdesur për të ngrënë gjëra të shëndetshme, jo duke ngrënë pak, në asnjë lloj mënyre, të hash sa të kesh uri, por duke ngrënë gjëra të shëndetshme , të ushtrohesh sepse bën mire jo vetëm për trupin por edhe për kokën nuk ka asjnjëherë një vajzë që do të duket e shëmtuar nëse I ka këto gjëra të treja”