'Kam nevojë për para, jam i shtruar në spital' si 28-vjeçari mori mbi 100 mijë euro nëpërmjet mashtrimit duke vjedhur llogaritë në facebook të shqiptarëve në Kosovë (EMRI)

30 Mars 2023, 17:49

Kam nevojë për para, jam i shtruar në spital”, kjo ishte një nga format që Liridon Peka, 28 vjeç, përdorte për të zhvatur para nga shqiptarë të Kosovës, pasi vidhte llogari në Facebook dhe u shkruante familjarëve të tyre.

I riu fillimisht arrinte të thyente këto llogari dhe më pas niste punën për vjedhjen e sasive të konsiderueshme të parave. Peka u arrestua këtë të enjte nga Njësia “C” e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit përmes operacionit “Account”, pas muajsh të tërë hetimesh për të provuar veprimtarinë e tij kriminale. Ai shtirej si një i afërm i tyre dhe përveçse të qenit “i sëmurë” përdorte edhe disa lloje të tjera gënjeshtrash për t’u bërë i besueshëm dhe për të zhvatur sa më shumë para.