'Kamerat e tua filmojnë shtëpinë time'/ 25-vjeçari vret me shkop bejsbolli krushkun në Vlorë

29 Prill 2020, 14:55

VLORË- Vlora është qyteti tjetër, pas DurrësitLezhës dhe Shkodrës i cili është tronditur nga një vrasje!

Një sherr i çastit mes dy fqinjëve për kamerat e sigurisë ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta, ku për pasojë ka humbur jetën 60 vjeçari, Bujar Mehmetaj. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Janari" Vlorës, rreth orës 10:04, pranë një karburanti. Shkaku mësohet të jetë vendosja e kamerave të sigurisë në ambientet e njërës banesë, por me fushëpamje nga të dyja shtëpitë. 

Burime bëjnë me dije se Jurgen Lici, ka qëlluar me shkop bejsbolli 60-vjeçarin më të cilin ka edhe krushqi, e për pasojë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. 

Lidhur me këtë ngjarje, dy punonjës të karburantit u shoqëruan nga policia në cilësinë  e dëshmitarëve okularë. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihen ende gjurmë të këtij krimi makabër, e ndërsa forca të shumta policie dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.