Kamëz/ Dështon atentati te ‘Rrethi i Bathores’, qëllohet me armë makina në lëvizje, s'ka të lënduar! Autori lëvizte me një tjetër mjet, nisin hetimet

23 Shkurt 2025, 11:29 | Përditesimi: 23 Shkurt 2025, 11:29

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme në Kamëz dhe mësohet se nga sulmi nuk ka persona të lënduar. Policia e kryeqytetit informoi se sulmi ndodhi në rrugën “New York”, tek ‘Rrethi i  Bathores’, ku dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Gjendet një gëzhojë, konflikt mes dy personave

r.k./Shqiptarja.com