Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane

30 Dhjetor 2024, 20:25

Gjykata e Kasacionit në Itali i ka dhënë të drejtë kryeministres Georgia Meloni, për faktin se është në tagrin e qeverisë italiane, të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantë.