Kampione në shah, 9-vjeçarja nga Fieri që garon me të rriturit dhe rreshton medaliet e fitores në kompeticionet jashtë vendit

16 Gusht 2021, 19:14 | Përditesimi: 16 Gusht 2021, 19:14

Ailin Ndreko është 9-vjeçarja nga Fieri por me banim në Tiranë që po triumfon në sportin e bukur të shahut. E ka nisur këtë sport thjesht për argëtim, por trajneri Arian Bllaca zbuloi talentin e saj dhe tashmë Ailin është pjesë e Akademisë së Shahut pranë skuadrës së Partizanit.

"Unë këtë sport e nisa në qendrën ku shkoja çdo ditë pas shkolle dhe atje u njoha me shahun rastësisht dhe profesori e vuri re që unë isha e mirë dhe foli me babain dhe i tha se  dua ta marr vajzën në ekipin e Partizanit që ta trajnoj. Isha një lojtare normale në fillim dhe kur u rrit niveli im, tani jam kapitene e grupit B", tha shahistja 9-vjeçare.

LR/Shqiptarja.com