Kampioni i botës në peshëngritje, Kofsha për Report TV: Mund të kisha rezultate më të mira, shpërblimet më motivojnë për të ardhmen

23 Nëntor 2023, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2023-11-23 15:31:02

Kampioni i botës në peshëngritje për të rinj, Ertjan Kofsha, thotë për Report TV se do të kishte marrë rezultate ende më të mira në dygarësh nëse nuk do kishte pësuar dëmtim 2 javë para se të udhëtonte në Meksikë.