Kampioni i Botës pritet në Bashkinë Tiranë, Abakarov nderohet me medaljen e ‘mirënjohjes’

24 Shtator 2022, 18:59

Kampioni i botës në mundje që nderoi Shqipërinë në Beograd Zelimkhan Abakarov është pritur sot në bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj. Sportistit i është dhënë në shenjë mirënjohje medalje e mirënjohjes së qytetit, ndërsa i është premtuar që shumë shpejt do bashkohet me familjen në Tiranë.