Bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në Fushë-Milot të Kurbinit gjatë një operacioni policor të koduar “Koordinata”.
Sipas policisë, 50 bimët e kanabisit ishte fshehur mes një parcele misri.
Në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm, është arrestuar 34-vjeçari A.P., i cili u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike.














