Kanabis në serat bujqësore në Lushnje, drejtori i qendrës: Mbillet me urdhër të prokurorisë, mbahet 45 ditë dhe më pas çohet për analiza në laboratorin e kriminalistikës

13 Korrik 2021, 10:58 | Përditesimi: 13 Korrik 2021, 13:39

Drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje, Andrea Muça ka pohuar se aktualisht në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, ndodhen disa kubike të mbjella me fara që dyshohet të jenë kanabis sativa (hashash). Këto bimë dhe fara të porsambjella janë mbjellë në serat eksperimentale të qendrës me urdhër të prokurorisë dhe qendrojnë aty për 45 ditë deri dhe në zhvillimin e plotë

KT/Shqiptarja.com