Kandidatë të përbashkët me Berishën? Nesho: E rëndësishme të fitojë opozita, prioriteti i Partisë së Lirisë është fitorja në Këshilla Bashkiakë

27 Shtator 2022, 21:12

 Partia e Lirisë dhe PD e Sali Berishës nuk kanë ende një strategji të qartë sesi do futen në zgjedhjet e ardhshme vendore, nëse do kenë një kandidat, apo do dalin me kandidatë të ndryshëm. Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se është e rëndësishme që këto zgjedhje të fitohen nga opozita. Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, zv.kryetari Nesho shpjegoi se Partia e Lirisë ka si synim që të sigurojë shumicën në  Këshillat Bashkiakë.