Kandidati për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana braktis mbledhjen, akuza Dukës: Në sallë ishin njerëz që s'kanë lidhje me sportin

24 Janar 2022, 16:38

Një prej kandidatëve për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana, Eduard Prodani ka lënë procesin e zgjedhjeve, duke akuzuar për shkelje.

"Nga 41 anëtarë, sot ishin 67 që do votonin. Kishte njerëz në sallë që nuk kishin lidhje me sportin. Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës nuk mund të organizohen nga FSHF", tha ai.