Kandidoi për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë, Prodani për Report Tv: FSHF si 'Far West', duhet të kesh revole në xhep! I braktisa zgjedhjet se u manipuluan, i drejtohem gjykatës

24 Janar 2022, 20:00

Prodani tha se në zgjedhjet e sotme pati manipulime të shumta më listat e delegatëve dhe kjo për shkak të rrezikut që Duka po ndjen nga Shoqatat Rajonale të Futbollit që mund t'i rrezikojnë atij mandatin e 6-të në krye të federatës. Për paligjshmërinë dhe manipulimin e bërë në këto zgjedhje, Prodani tha se do i drejtohet gjykatës.