Moska: Përgatitja e Kievit për sulme me 'bombë të pistë', akt terrorizmi bërthamor! Pas akuzave të Rusisë, OKB dërgon ekip për të inspektuar Ukrainën

25 Tetor 2022, 15:36 | Përditesimi i fundit: 2022-10-25 15:37:51

Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së thotë se do të dërgojë një ekip për të inspektuar dy vende në Ukrainë me kërkesë të qeverisë. Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) do të ekzaminojnë vendet nëse ka shenja të "aktiviteteve bërthamore të padeklaruara", thanë zyrtarët.