Kaos në derbin e famshëm në Greqi, ndërpritet ndeshja! Tifozët hedhin flakadanë, shishe qelqi e tymuese

29 Nëntor 2021, 08:18 | Përditesimi i fundit: 2021-11-29 08:19:08

Janë rikthyer skenat e dhunës në futbollin grek. Teksa luhej derbi i Selanikut, mes PAOK dhe Aris, ku këta të fundit po fitonin ndeshjen në transfertë, situata është tensionuar dhe shkak për këtë janë bërë tifozët vendas.

Tifozët e PAOK-ut hodhën materiale piroteknike në fushë, gjë që solli edhe ndërhyrjen e forcave të rendit.