Kaos në Hanin e Hotit/ Mali i zi nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë, nuk janë të pajisur me certifikatë vaksinimi

14 Shtator 2021, 11:27 | Përditesimi: 14 Shtator 2021, 13:52

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Mal të Zi, mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për qytetarë që punojnë në shtetin fqinj. Ata janë bllokuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe certifikatës së vaksinimit në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit dhe nuk lejohen të kalojnë në anën tjetër, ndërsa ka pasur edhe përplasje mes tyre dhe policisë.

r.k./Shqiptarja.com