Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës heqin kartat për të votuar, i bllokojnë vendin Nikollës dhe pengojnë me karrige ministrat të ulen, përjashtohen me 10 ditë 26 prej tyre

19 Tetor 2023, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2023-10-19 20:01:55

Grupimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës penguan zhvillimin e seancës plenare të kësaj të enjteje, si revoltë për rrëzimin e kërkesës së tyre për komisionet hetimore dhe ndryshimin e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore. Seanca shtyhet për një ditë tjetër, ndërsa PS kërkoi përjashtimin për 26 deputetë të opozitës