Sa i takon kallëzimit të opozitës ndaj 74 deputetëve të PS në SPAK për çështjen ‘Xhaçka’, Baçi thotë se nuk ishte hakmarrje. Sipas tij, deputetët e PS kanë kryer vepër penale pasi kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese duke mos dërguar për verifikim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, të cilën opozita e akuzon për konflikt interesi.
“S’ka qenë hakmarrje, por e diskutuar javë më parë në PD. Nuk është bërë si kundërpërgjigje se na çuan ne në SPAK, çuarja jonë në SPAK se u vëmë zjarrin karrigeve tona, s’duhet të tërhiqemi. Secili për ne merr përsipër që karrigen e vet e ka djegur vetë. Është një formë protestë që e bëjnë deputetët e opozitës, do ta bëjmë edhe më keq se kaq për gjendjen ku është katandis ai parlament.