Kapen 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit! Kamioni hyri nga Qafë-Thana ku rezultoi i pastër, u mbush në Shqipëri me destinacion final Napolin! Shoferi 40-vjeçar i prangosur: Nuk di gjë

18 Qershor 2021, 17:11 | Përditesimi i fundit: 2021-06-18 21:30:28

324 kilogramë kokainë me një vlerë të konsiderueshme janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia njofton se lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një 40-vjeçar nga ky vend është vënë në pranga.