Kapen 45.5 kg heroinë në Portin e Durrësit! Droga e fshehur në kamionin e ngarkuar me krom, me destinacion Barin e Italisë, në pranga pronari dhe drejtuesi i mjetit

26 Tetor 2021, 08:44 | Përditesimi i fundit: 2021-10-26 15:24:10

45.5 kilogramë heroinë janë kapur mbrëmjen  djeshme në Portin e Durrësit, ku destinacion i ngarkesës ishte shteti fqinjë, Italia. Mësohet se sasia e drogës u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me krom, ndërsa policia ka vënë në pranga pronarin e automjetit, Arian Çermën dhe drejtuesin, Olgert Dudën.