Kapen rreth 8.8 kg kokainë në Morinë e ndarë në 9 pako, 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin drejt Kosovës! Dyshohet se ishin korrierë, ende nuk dihen pronarët

8 Shtator 2021, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2021-09-08 16:04:55

MORINË-8.8 kilogramë kokainë, e ndarë në 9 pako, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në doganën e Morinës nga ana e Kosovës. 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin kokainëjn drejt Kosovës, teksa e kishin fshehur poshtë sediljes së pasme të automjet. 2 të rinjtë janë vënë në pranga teksa vijojnë hetimet nga autoritetet.