Kapitullimi pa kushte, skuadrat shqiptare humbin 1 milionë euro! Rrezikohet zbritja nga UEFA, trajneri i Laçit: E turpshme

29 Korrik 2022, 15:36

Një natë Europiane për t’u harruar rezultoi e enjta për skuadrat shqiptare. Vllaznia dhe Laçi janë shpërfyturuar në ndeshjet e kthimit kundër skuadrave moldave dhe rumune, ndërsa Tirana kampione e Shqipërisa ka pësuar një tjetër disfatë përballë Zrinjskit. Për rrjedhojë asnjë ekip shqiptar nuk është kualifikuar në raundin e tretë në Conference League, duke mbyllur këtu aventurën.