Kapshticë/Arrestimi i 2 rumunëve që tentuan të transportonin drogë me rulot drejt Greqisë, policia: Janë sekuestruar 118 kg kanabis

3 Prill 2023, 09:54

Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në Kapshticë ku u vunë në pranga 2 shtetas rumunë të cilët tentuan të trafikonin një sasi kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot.