Karaburuni ende nën 'pushtetin' e flakëve, situata kritike, digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Punonjësit e zonave të mbrojtura në 'luftë' me zjarrin prej 4 ditësh

30 Korrik 2021, 10:08 | Përditesimi i fundit: 2021-07-30 16:17:05

Prej 4 ditësh tashmë, gadishulli i Karaburunit ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve që vijojnë të djegin gjithçka gjejnë përpara. Ndonëse nuk është bërë ende një përllogaritje e saktë e dëmit, rezulton se deri më tani janë djegur qindra hektarë me shkurre e pemë.