E diela e sotme është e treta që të gjithë do të jenë të mbyllur në karantinë totale, pasi nuk lejohet asnjë dalje nga shtëpia dhe të gjithçka është mbyllur. Prej ditës së djeshme, e shtuna ora 13:00, sot dhe deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet çdo lloj dalje me përjashtim të emergjencave ose të personave që shkojnë në punë, si në dy fundjavat e shkuara. Nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.
Përballë kësaj situate dhe masave të zbatuara në masën 99.99% tha kryeministri dje, do të zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur këmbësorët, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur. Gjithashtu do të shtohet lista e bizneseve që do mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por do të ashpërsohen masat ndëshkimore që mund të shkojnë deri në heqje lirie apo konfiskim malli për bizneset.Por ajo që ndodhi dje në tregun e Kombinatit që u kthye në një xhungël duke mos u respektuar asnjë masë distancimi dhe mbrojtje duket se ka shtyrë lirinë me pikatore të paralajmëruar. Edi Rama u shpreh se për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie.