Kardiokirurgu Kristo Papa që ndihmon fëmijët në Londër: "Jetën e kam për së dyti" (5 Prill 2023)

5 Prill 2023, 20:49 | Përditesimi i fundit: 2023-04-06 07:07:47

Një tjetër emër që ka famën e një njeriu në shërbim të njerëzve është doktor Kristo Papa. Ishte një thirrje e brendshme shumë vite më parë,nxitur nga një ngjarje tronditëse në jetën e tij,që e bëri atë të merrte vendimin t’i dedikohej mjekësisë. Mjeku kardiolog ka krijuar fondacionin “Papa” në ndihmë të atyre që kanë nevojë.Ai ka pasur shumë eksperienca gjatë punës së tij ndër vite,por një prej atyre që veçon është një operacion 18 orësh në të cilin shpëtoi jetën e një pacienti. Si një mesazh ndërgjegjësues ai thotë së njerëzit duhet të krijojnë një kulturë të dhurimit të gjakut.