Karnavalet, Berati mes personazheve të botës së fëmijëve

18 Shtator 2021, 14:20

Berati, qyteti i ”një mbi një dritareve” është gjallëruar këtë fundjavë në atmosferën e festës së Karnavaleve. Me maska dhe kostume shumëngjyrëshe, fëmijët beratas iu gëzuan për disa orë personazheve më të dashur të botës së tyre duke rikthyer traditën e munguar të jetës kulturore në qytet.