‘Karvani i polifonisë’ mbush me tinguj Gjirokastrën, 11 grupe polifonike morën pjesë në festivalin folklorik

11 Shtator 2021, 20:53 | Përditesimi: 11 Shtator 2021, 20:53

Zërat dhe këngët e muzikës polifonike labe kanë pushtuar zonën muzealë të qytetit të Gjirokastrës duke sjellë shpirtin e muzikës së traditës folklorike të jugut.

Nën emrin “Karvanet e Polifonisë”, në festivalin folklorik interpretuan 11 grupe të Iso-polifonisë nga Dropulli, Gjirokastra dhe Tepelena duke sjellë emocione të veçanta për publikun.

LR/Shqiptarja.com