KAS nis rinumërimin e votave për 108 kuti e Qarkut Durrës, ngrihen 8 grupe numërimi

26 Maj 2021, 14:13

Nis rinumërimi për 108 kutitë në Durrës për votat për partitë politike pas kërkesë së LSI, e cila ka humbur mandatin për 136 vota.  KAS ka nisur procesin e rinumërimit dhe brenda sallës së saj janë ngritur 8 grupe rinumërimi.

Rinumërim KAS vendosi edhe për 114 kuti të Beratit, ku LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm.