KAS rinumëron votat në 108 kuti në qarkun e Durrësit, LSI-së i duhen 136 vota për t'i marrë mandatin PS-së

26 Maj 2021, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2021-05-26 17:01:13

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS) ka nisur rinumërimin e votave për partitë në 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI për rinumërim të votave, të cilës i duhen 136 vota shtesë.Janë ngritur 8 grupe numërimi në sallën e KAS ku po bëjnë verifikimin dhe numërimin e votave për partitë.