Mali i Dajtit ndodhet ne nje afersi prej 26 kilometrash nga Tirana dhe eshte nje mal qe arrin nje lartesi prej 1613 m. Ne Dajt gjenden rreth 26 lloje druresh dhe shkurresh pyjore, te cilat mbulojne rreth 80 % te territorit, bimesh e barishtore ,kafshet dhe shpendet e egra. Dajti gjithashtu ofron dy majat dominuese, “ballkonet”, qe qendrojne mbi shkembinjte e pjerret, deboren e dimrit dhe lartesine relativisht te madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri ne lartesine 1613 metrash te majes me te larte, ne te 4 zonat fitoklimatike e me nje kunderdrejtim qe siguron mjaftueshmerine e diteve me diell, per pasoje ka nje klime me te fresket e me ajer me te paster se pllaja ku shtrihet Tirana. Mali i Dajtit i shpallur ‘Park Kombetar’ me vendim te Keshillit te Ministrave, ka sot nje siperfaqe prej rreth 3300 ha dhe me perspektive zgjerimi deri ne rreth 11000 ha. Mali i dajtit eshte cilesuar si mushkria e Tiranes. Nga maja e Dajtit mund te shikosh te gjithe Tiranen.
Rruga per ne malin e Dajtit eshte relativisht e mire dhe zona ofron plot vende te volitshme pushimi e argetimi.