KATAR 2022/ 3 gola vendosin 'finalen e vogël' të Botërorit, Kroacia fiton kundër Marokut dhe arkëton 26 milionë euro

17 Dhjetor 2022, 21:32

Kroacia fitoi 2-1 me Marokut dhe renditet kështu e treta në Botërorin e Katarit. "Finalja e vogël" e edicionit është fituar nga ballkanasit, që iu falën golave të Gvardiol dhe Orsic në pjesën e parë. Edhe Maroku shënoi në 45 minutat e para me Dari. Tanimë kroatët ngjiten në podiumin e "Katar 2022" duke arkëtuar nga FIFA 26 milionë euro për këtë sukses.