KATAR 2022/ Arabisë Saudite i mbaron 'magjia', Polonia e mposht me 2 gola! Lewandowski shënon golin e parë në Botëror, polakët në krye të grupit C

26 Nëntor 2022, 17:43

Polonia fitoi 2-0 me Arabinë Saudite për raundin e dytë në grupin C të Kupës së Botës. Për polakët shënuan Zielinski dhe Lewandowski, teksa portieri Szczesny ishte hero te Polonia me penalltinë e pritur në fundin e pjesës së parë.