KATAR 2022/ Argjentina 'merr hak' kundër Kroacisë dhe e mposht 3-0, Lionel Messi në finalen e Botërorit!

14 Dhjetor 2022, 07:22

Argjentina fitoi 3-0 me Kroacinë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës dhe bëhet finalistja e parë e "Katar 2022". Në stadiumin "Lusail Iconic" skuadra e Lionel Scalonit nuk e vendosi në diskutim fitoren duke dominuar me raste të pastra. Lionel Messi në minutën e 34 dhe Alvarez në minutat 39 dhe 69 vendosën ndeshjen.