KATAR 2022/ Barazim që i vlen Kroacisë, 'Djajtë' e Belgjikës 'përvëlohen' në temperaturat e Doha-s! Ballkanasit në 1/8

1 Dhjetor 2022, 19:44

Kroacia dhe Belgjika barazuan 0-0 në ndeshjen e fundit të grupit F të Kupës së Botës. Ky rezultat i shkon përshtat kroatëve, që tanimë janë në 1/8 e Botërorit. Fitorja e Marokut 1-2 me Kanadanë bën që afrikanët të jenë të parët në grup, duke lënë jashtë Belgjikën. Për 'Djajtë' e Martinez ky është dështimi i radhës në një kampionat me rëndësi të tillë, teksa brezi i artë i Belgjikës nuk nuk ia del as me rikthimin e Lukakut në fushë. Nga grupi E kalojnë në 1/8 Maroku dhe Kroacia.