KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’ përcakton finalen, publiku i bindur se Maroku s’ka asnjë shans e Franca i bashkohet Argjentinës

14 Dhjetor 2022, 09:46

Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës. Messi me shokë presin rivalin e së dielës që do të dalë nga gjysmëfinalja Francë-Marok. Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv u parashikua emri i finalistit dhe u bë një analizë profesione e arritjes së Argjentinës në finale. “ E vëmë me bast” parashikon kalimin e Francës në finale. Specialisti i futbollit Andrea Marko dhe moderatori Andi Kapxhiu janë të bindur se kampionët e Botës në fuqi e “kapin” sërish finale.