KATAR 2022/ 'Finalja e vogël' e Botërorit Kroaci-Marok, luhet për prestigj dhe miliona! Sulmuesi Kramaric: Nder nëse e mbyllim me medalje

16 Dhjetor 2022, 16:48

Të shtunën do të luhet përballja për vendin e tretë dhe të katërt në Botëror mes Kroacisë dhe Marokut. Përveç medaljeve dhe milionave fitorja do e fuste në histori, ndërsa ballkanasit duan të nderojnë kapitenin e tyre Luca Modric, i cili do luajë ndeshjen e fundit në një kupë bote.