KATAR 2022/ Fundi i përrallës? Të mërkurën Maroku përballet me Francën kampione bote! Afrikanët me shumë mungesa, trajneri: Jemi të uritur për sukses

13 Dhjetor 2022, 17:04

Të mërkurën në orën 20:00 Maroku do kërkojë të vijojë përrallën e Botërorit, por përballë në gjysmëfinalen e Katarit do ketë Francën kampione në fuqi. Fati i keq i afrikanëve janë mungesat e shumta, ndërsa kapiteni i ‘gjelave’ Hugo Lloris pret të ketë kundër stadiumin, pasi mijëra marokenë kanë prerë enkas bileta për të shkuar në Doha, duke bllokuar linjat e fluturimit.