KATAR 2022/ ‘Hirushja’ Marok bën lojë të shkëlqyer, por ‘Gjelat’ s’e dorëzojnë ‘kurorën’, finalja e madhe Francë-Argjentinë të dielën

15 Dhjetor 2022, 08:03

Franca fitoi 2-0 me Marokun në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit dhe gjen në finale Argjentinën. Të diel në orën 16:00 djemtë e Deschamps do kërkojnë të mbajnë kurorën e kampionit të botës teksa përballë do jetë Lionel Messi me shokë. Ndeshja e sotme për Francën u vendos nga golat e Theo në minutën e 5 dhe Kolo Muani në minutën e 79.