KATAR 2022/ Kameruni s’lë serbët të gëzojnë, sfida me 6 gola mbyllet pa fitues

28 Nëntor 2022, 15:39

Kameruni i ka mohuar fitoren Serbisë në ndeshjen e dytë të grupit G. Edhe pse në një moment ballkanasit udhëhiqnin 1-3, afrikanët arritën të barazonin në harkun kohor të 3 minuta. Ky barazim nuk i shkon për shtat asnjë prej kombëtareve për kualifikimin në raundin tjetër.