KATAR 2022/ Përmbysje dramatike në minutën e fundit, Korea e Jugut fiton me Portugalinë dhe kalon në 1/8! Luzitanët kokë grupi

2 Dhjetor 2022, 20:59

Korea e Jugut fitoi 2-1 me përmbysje kundër Portugalisë duke kaluar në fazën e 1/8 të Botërorit. Të dyja skuadrat kalojnë në fazën me eleminim direkt, teksa luzitanët janë kokë grupi. Dramatike sfida në Al Rayyan, me aziatikët që golin e fitores dhe përmbysjes e shënuan në minutën e 90+1 me Huang Hee-Chan.