KATAR 2022/ Pesë skuadra të kualifikuara për në 1/8 e Botërorit, Senegali i bashkohet gjigantëve të futbollit

29 Nëntor 2022, 19:19

Kupa e Botës "Katar 2022" vijoi këtë pasdite me dy ndeshjet e fundit në grupin A. Pas 90 minutave lojë, Holanda dhe Senegali morën biletat për të luajtur në fazën e 1/8, atë me eleminim direkt.