KATAR 2022/ Portugali-Marok, trajneri i 'luzitanëve': Lëreni të qetë Ronaldo-n! Trajneri i Anglisë: S'do luajmë në mbrojtje kundër Francës

9 Dhjetor 2022, 16:36

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos para ndeshjes çerekfinale të Botërorit ka kërkuar të ndalojnë spekulimet për Ronaldo-n, i cili po kalon një moment të vështirë pas uljes në stol. Ndërkohë trajneri i Anglisë Garreth Southagate thotë se do të hedhë në fushë një ekip sulmues kundër Francës.