FUSHË-KRUJË-Katastrofë e vërtetë ekologjike në Fushë-Krujë. Një zjarr i rënë në pikën e grumbullimit të gomave të përdorura ka shkaktuar një situatë shumë të rëndë. Mijëra goma po digjen, ndërkohë që rrezikohen edhe disa banesa.
Zjarri ka rënë në mes të lagjes dhe banorët kanë dalë nga shtëpitë, disa po ndihmojnë zjarrfikësit. Zjarrfikësit dhe banorët largojnë gomat e pa djegura për të ulur rrezikun e zjarrit më të madh. Në Fushë Krujë, mbërritën zjarrfikësja nga Kamza, Tirana dhe Durrësi. Gomat do të përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.















