Katër persona bëjnë për spital 30 vjeçarin në Korçë! Report tv siguron pamjet, autorët e ndjekin dhe rrahin barbarisht në lavazh

22 Mars, 16:23

Një 30 vjeçar është dhunuar me sende të forta nga katër persona në ambientet e një lavazhi në Korçë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet që 30 vjeçari ndiqet nga katër persona të cilët në duar kanë disa shkopinj. Ai ka shkuar drejt lavazhit por autorët e kanë ndjekur në mabientet e brendshme ku dhe e kanë rrahur barbarisht.