Këlliçi në Report Tv: Nuk kemi luksin të përjashtojmë asnjë demokrat! Basha privilegjoi aleatët në zgjedhje, po të ishin demokratë do të fitonin më shumë

17 Qershor 2021, 12:27 | Përditesimi i fundit: 2021-06-17 16:26:52

Partia Demokratike nuk ka luksin që të përjashtojë asnjë demokrat. Kështu tha në një intervistë për Report TV, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, teksa u pyet në lidhje me kandidatët për kreun e PD-së dhe fatin e tyre politik në këtë parti.

'Ata janë shprehur publikisht se nuk do të tentojnë të largohen nga PD. Ata kanë thënë që projektin do të vijojnë në PD. Ky është vendim i marrë. Personalisht mendoj se ne nuk kemi mundësinë dhe luksin për të humbur asnjë demokrat.'- tha Këlliçi.