Një moment të veçantë ka dhuruar me zërin e saj të ngrohtë një deputete e parlamentit turk, gjatë seancës teksa në sallë po “vlonte” diskutimi mbi problematikat në industrinë muzikore në vend.
Në një shenjë “revolte” për qeverisjen, deputetja e opozitës Nurhayat Kayısoglu, me këngën popullore “Firmani është i sulltanit, malet janë tonat” la një parlament të tërë me “gojë hapur”.















