Këngë, valle e kostume, shqiptaria bashkë në Teatrin e Operas! Historia tregohet me art! Nga ‘Qëndistarja’ te ‘Cili je ti more burrë’, pavarësia e ritreguar

29 Nëntor 2023, 16:02

Teatri i Operas mbrëmjen e së martës, u pushtua nga këngët, vallet e kostumet e trojeve Shqiptare dhe Diasporës. Folk Fest 2023, në këtë 28 nëntor, i bëri homazh Shpalljes së Pavarësisë dhe risolli pjesë të përzgjedhura nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës.