Këngëtarja korçare Lazarela Deti tregon sakrificat që ka bërë për të mbajtur skenën

20 Dhjetor 2022, 18:52

E ftuar në “Esencë” këngëtarja korçare Lazarela Deti. Kujtimet e një jetë në skenë dhe muzikës si pjesë e pandarë e saj. Lidhja e saj me muzikën nis që në fëmijëri kur kujton pjesëmarrjet në festivalet e fëmijëve. Por kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë.Përtej talentit asaj i është dashur të kalojë përmes shumë vështirësive,për shkak të atyre që asokohe ishin njolla në biografi.Këto penalizime nuk e kanë lënë këngëtaren të ngjitet në skenë duke bërë që të kalojë në teatrin e kukullave vetëm për të ndjerë këto emocione. Ajo rrëfen se regjimi e detyroi të ndiqte shkollën e ndërtimit që ishte një gjë të cilën nuk donte ta bënte dhe e la në mes Ajo tregon se shumë prej shfaqjeve të teatrit të Korçës kanë si kolonë zanore zërin e saj. Një jetë e kaluar në skenë me pasionin e saj më të madh muzikën për të cilën ajo thotë se ka mbetur i njëjtë ne vitet. Këngëtarja përmend gjithashtu edhe një pjesë që shpesh anashkalohet me një lloj diplomacie,atë që e quan “luftën brenda llojit” konkurencën mes artistëve. Një surprizë e ngrohtë erdhi për këngëtaren si një videomesazh nga i biri Kosti Deti, njëherësh një prej pianistëve më të talentuar të brezit të tij.